HomeKronike

Kush e eliminoi shoferin e eskortës së Xhafajt? Ministria e Brendshme përjashton këtë pistë

Kush e eliminoi shoferin e eskortës së Xhafajt? Ministria e Brendshme përjashton këtë pistë

Vrasja e punonjësit 31-vjeçar Shkëlzen Qordja ka tronditur Gardën e Republikës. Edhe pse në media u aludua se mund të jetë një vetërasje për shkak të pezullimit nga detyra, kjo pistë ka rënë poshtë.

Konfirmimi ka ardhur nga Drejtori i Komunikimit në Ministrinë e Brendshme Ardi Bita.

Ai ka deklaruar se viktima ishte ende pjesë e Gardës dhe lajmi se 31-vjeçari ishte pezulluar është i pavërtetë. Edhe prezenca e tij në ambjentet e punës e konfirmon këtë qëndrim pasi ai u gjet i vdekur në garazhin e Gardës, ku lejohet të hyjnë vetëm anëtarët e stafit.

Por heshtja e institucioneve përgjegjëse ku kanë kaluar rreth pesë orë që kur lajmi u bë publik e bën akoma më misterioze ngjarjen e rëndë.