Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag, Peter Beyer ka mbërritur sot në selinë e Partisë Demokratike ku është pritur në takim nga kryetari i partisë, Sali Berisha.
Në një konferencë për shtyp, Berisha tha se informoi zyrtarin e lartë për zhvillimet e fundit politike në vend. Berisha tha se i qartësoi Beyer qëndrimin e opozitës pro integrimit të Shqipërisë në Evropë.
“E njoha me të gjitha pikëpamjet e opozitës me këto zhvillime dhe e sigurova se ne qëndrojmë të vendosur në projektin e integrimit të Shqipërisë në Europë, si projekti më i mirë, projekti për të ardhmen më të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Natyrisht e njoha edhe me pengesat e mëdha, serioze, shumë të mëdha, me gjendjen e bllokimit të plotë të sistemit të drejtësisë, kartelet e drogës dhe fuqinë e tyre shumë të madhe për shkak të lidhjeve të niveleve më të larta dhe vështirësi të tjera me të cilat ne përballemi, por edhe vendosmërinë tonë për të vazhduar përpjekjet në këtë vend që të realizojmë projektet që kemi”, tha Berisha.
Peter Beyer në një prononcim, është shprehur se biseda me Berishën ishte konstruktive me në fokus rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
“Sapo patëm një bisedë shumë frytdhënëse dhe konstruktive. Diskutuam për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, një vend që shpeshherë përmendet si një nga vendet kryesuese në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian. Megjithatë, nga këndvështrimi i Berlinit, ne shohim gjithashtu disa sfida dhe zhvillime të fundit në këtë vend, veçanërisht sa i përket çështjeve që lidhen me sistemin e drejtësisë”, tha Beyer.
Por ja çfarë deklaronte kryeraportuesi për Shqipërinë në Bundestag Peter Beyer në vitin 2022 për takimet që ka zhvilluar në Tiranë, ku ka theksuar edhe njëherë temat e bisedave që ka zhvilluar nga çelja e negociatave, nisma Open Balkan, tek zhvillimet në Partinë Demokratike.
Deputeti gjerman ka theksuar edhe njëherë se Partia demokratike rrezikon të izolohet edhe në Europë, përveçse në SHBA. Beyer thekson qëndrimin e Partisë më të madhe simotër të demokratëve, CDU se nuk do të bashkëpunojnë me një person “non grata”, por do të qëndrojnë krah aletit më të madh, Amerikës. Ndaj kush e ka keq informuar deputetin gjerman se Berisha nuk ështe ai Berisha para katër vitesh me dy tituj onorifik non grata tashme edhe nga Britania e madhe. A mos është edhe ky një qoftexhi që pasi dehet nuk di se çfarë flet, sepse sot Berisha është më i akuzuar se dje… person nën hetim dhe në gjykim për vrasje, korrupsion dhe vjedhe familjarisht.

