HomeAktualitet

Kush është biznesmeni Lek Frroku, “truri” i batërdisë dhe grabitjes së Lezhës

Kush është biznesmeni Lek Frroku, “truri” i batërdisë dhe grabitjes së Lezhës

Kush është Lek Frroku, i arrestuari mbrëmjen e së mërkurës, i cili dyshohet se luante rolin kryesor në tjetërsimin e pronave në bregdet, pasi dyshohet të ketë kryer të gjitha procedurat. Ndërsa pjesa më e madhe e sipërfaqes së përfituar në këtë formë, ka kaluar në pronësi të të afërmve të tij.

 Lek Frroku, ka në pronësi kompaninë “Kentak”, e vendosur në Lezhë, e cila ka një mori shërbimesh. Sipas informacioneve kjo shoqëri merret me import dhe eksport,  tregtimit me shumicë e pakicë dhe import-eksport të mallrave industriale, ushqimore, lëndë të para, pije, veshmbathje e konfeksione, hidrosanitare, hidraulike, kancelari e pajisje për zyra e shkolla, orendi shtëpiake, mobilie, pajisje elektrike e elektronike, kinkaleri , elektroshtëpiake, pjesë këmbimi për automjete, produkte bujqësore e blegtorale, frutaperime, produkte të detit, bimë medicinale eterovajore e mjekësore, prodhime kozmetike dhe estetike, parfumeri, detergjentë, makineri e pajisje, pjesë këmbimi, farëra e fidanë, kimikate, pesticide, plehra kimike. Ofrimin e shërbimeve dhe hapje të supermarketeve.

Hapje dhe shfrytëzim hotele, bare, restorante, diskoteka. Fabrikë prodhimpaketimi e konservimi të mallrave të ndryshëm ushqimorë. Prodhim, përpunim dhe shfrytëzim të lëndës drusore dhe tregtimin e saj. Studimeve dhe zbatimeve të punimeve pyjore. Studime e projektime të punimeve pyjore.

Për hartimin e planeve të menaxhimit të pyjeve, florës spontane, gjuetisë sportive e turistike dhe kullotave. Për hartimin e projekteve të pyllëzimit. Për hartimin e projekteve të trajtimit të pyjeve. Për hartimin e projekteve të shfrytëzimit të qëndrueshëm të pyjeve. Për hartimin e projekteve të menaxhimit të pellgjeve ujëmbledhëse.

Për studimin dhe ndërtimin e rrugëve pyjore. Për studime fitopatologjile – entomologjike dhe zjarreve në pyje. Për studimin e menaxhimit e përdorimit të territorit. Për studimin e rezervave gjenetike, pyjore dhe biodiversitetin etj.