HomeAktualitetKronike

Kush është “i forti” i Peqinit që i theu nofullën policit, ja e kaluara e errët e tij

Kush është “i forti” i Peqinit që i theu nofullën policit, ja e kaluara e errët e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan një javë më parë, ku një efektiv policie është goditur nga 3 persona, të cilët kanë deri aty sa i kanë thyer nofullën.

Autorët po udhëtonin me makinë nga Elbasani drejt Peqinit, kur një patrullë policie u ka bërë shenjë të ndalonin.

Mësohet se një prej personave në makinë ishte Astrit Sufali, i cili, në debat e sipër me policët, goditi njërin prej tyre, duke i thyer nofullën.

Në sherr u përfshinë edhe dy personat e tjerë në makinë me iniciale B.T dhe Q.M.

Pas ngjarjes ata janë larguar menjëherë ndërsa nuk është bërë ende e mundur kapja e tyre.

Kush është Astrit Sufali?

Ai rezulton në kërkim për v.rasje në vitin 2012, në Itali, ku është i dënuar me 19.7 vite b.urg.

Në shtator të vitit 2017 ai u a.rrestua, pasi ishte në kërkim edhe për një v.rasje të vitit të largët 1998.

A.rrestimi u bë në Peqin me qëllim ekstradimi në shtetin Italian, por u la në masën e sigurisë a.rrest shtëpie, të cilën e theu duke lëvizur i lirë.

Kjo ngjarje u denoncua së fundmi edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili akuzoi policinë për fshehjen e saj.