HomeLifestyle

Kush është këngëtarja milionere shqiptare që e ëma i punon shitëse?

Kush është këngëtarja milionere shqiptare që e ëma i punon shitëse?

Vajzat shqiptare kanë rezultuar shumë të afta dhe të talentuara në arenën ndërkombëtare. Këngët e tyre janë bërë hite dhe kohët e fundit, zëra të rinj kanë dalë në skenë, mes së cilëve Rita OraDua Lipa, Bebe Rexha, Era Istrefi, Bleona, Dafina Zeqiri etj.

Ato kanë një jetë të kënaqshme dhe janë gjithmonë e më shumë në kërkim të suksesit, edhe pse vlerat monetare nuk u kanë munguar kurrë.

Jetojnë të pavarura nga prindërit, por deri më tani, të gjithë i kanë mbështetur dhe ato kanë qenë pranë prindërve të tyre kur ka qenë nevoja.

Megjithatë, ndonëse ajo është momentalisht një nga këngëtaret më të paguara dhe pasuria e saj është e madhe, nëna e saj punon si një shitëse në një dyqan make-up-i.

E kemi fjalën për nënën e Bebe Rexhës. Këtë gjë e ka zbuluar pak më parë vetë Bebe nëpërmjet disa postimeve që ka bërë në profilin e saj në instastory.

 

 

 

Ajo shkruan:

“Për të gjithë ndjekësit e mi në New York . ‘Sakes Fifth Avanue NYC’ po bën hapjen e madhe të departamentit të kozmetikës. Arsyeja që po ja u them këtë gjë është sepse nëna ime punon si shitëse në Bobbi Brown. Kështu që shkoni dhe përshëndeteni…por mos e përndiqni atë”.

 

 

Ndër të tjera ajo ka kërkuar nga fansat që ta përqafojnë nënën e saj dhe ta bindin atë që të lëviz në Los Angeles të jetojë me të.