HomeAktualitet

Kush është miliarderi rus që ankoroi jahtin e tij 500 milion $ në portin e Sarandës

Kush është miliarderi rus që ankoroi jahtin e tij 500 milion $ në portin e Sarandës

Ka mbërritur këtë fundjavë në brigjet e bregdetit të Sarandës një ndër jahtet më të mëdhenj dhe luksoz në botë.

Anija me një gjatësi 142 metra e njohur si “selling yaht a” ka ndaluar këtë të shtunë në portin e qytetit bregedtar. Prania e jahteve të tilla në vendin tonë është një dëshmi e interesit që të huajt kanë për bregdetin shqiptar.

Bregdeti i Sarandës, kohët e fundit ka shfaqur interes në rritjen e numrit të tursitëve të huaj që me anijet e tyre private kanë zgjedhur të ndalohen në një ndër plazhet më të bukur të Shqipërisë.

Mësohet se jahti i përket miliarderit rus Andrey Melnichenko. Jahti lundrues ka një gjatësi 143 metër dhe një vlerë që shkon në 500 milionë dollarë.

Ai është 91 metër i lartë. Sipas Forbes, Melnichenko renditet i 88-ti në botë për nga pasuria.