HomeDiaspora

Kush është Shqiptari që “çmendi” grekët, shpallet fitues i “reality show” më të ndjekur…

Kush është Shqiptari që “çmendi” grekët, shpallet fitues i “reality show” më të ndjekur…

Një i ri shqiptar është shpallur fitues i “reality show” më të ndjekur të Greqisë, Survivor.

Bëhet fjalë për 27-vjeçarin nga Fieri Daniel Nurka. Ai ka shkuar në Greqi në moshën 5-vjeçare dhe është rritur në Kiato të Korinthit. Me të mbaruar shkollën, Nurka u zhvendos në Athinë ku nisi të luante futboll amator.

Pavarësisht pasionit për sportin, ai vijoi studimet për telekomunikacion dhe më pas për Dramaturgji. Danieli ishte pjesë e komedisë së famshme “Krushqit nga Tirana”.

Përveç televizionit ai merret edhe me modelig. Fitorja e tij është vlerësuar pozitivisht nga shikuesit grek të spektaklit, të cilët e kanë vlerësuar si një lojtar të fortë.