HomeAktualitetDebat

Kush i pagoi 6 milionë dollarë? Ish- kreu i Gjykatës së Kasacionit për lobimin e PD: “Non grata” vihet dhe hiqet nga institucionet shtetërore, jo nga lobues. Kontrata të hetohet nga FBI

Kush i pagoi 6 milionë dollarë? Ish- kreu i Gjykatës së Kasacionit për lobimin e PD: “Non grata” vihet dhe hiqet nga institucionet shtetërore, jo nga lobues. Kontrata të hetohet nga FBI

Ish kreu i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi thotë se Sali Berisha, non gratën e ktheu në kauzë të PD.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Brozi u shpreh se kontrata duhet të hetohet nga SPAK, KQZ, por edhe institucione ndërkombëtare si FBI.

“Për fatin e keq, ka disa vite që Berisha e kehtu non gratën në kauzë të PD. Iluzionet dhe mashtrimet për heqjen e nongratës ishin dhe mbeten prezente në fushatën e PD. Non grata vihet dhe hiqet nga institucionet shtetërore, jo nga lobues.

Non grata, as nuk mund të blihet, as nuk mund të hiqet me para. Kush është paguesi real i 6 milionë dollarëve? Me këtë kontratë lobimi, demokratët dhe opozitarët e ndershëm, duhet t’i thërrasin mendjes. Kontrata duhet parë dhe duhet hetuar nga institucionet përkatëse.

SPAK, KQZ dhe institucionet e tjera ndërkombëtare, FBI, duhet të hetojnë në shpejtësi. Nga vijnë paratë?”, theksoi ai.