HomeAktualitet

Kush je ti që më akuzon mua?! Analisti i njohur i kujton vrasjen e bujshme, shpërthen keq Gazment Bardhi: Ju keni folur në telefon me të!

Kush je ti që më akuzon mua?! Analisti i njohur i kujton vrasjen e bujshme, shpërthen keq Gazment Bardhi: Ju keni folur në telefon me të!

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua një debat i ashpër në emisionin ‘Opinion’ mes analistit Lorenc Vangjelit dhe deputetit të PD-së, Gazment Bardhit.

Vangjeli i kujtoi Bardhit vrasjen e ndodhur në Elbasan të Pjerin Xhuvanit, disa ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Por kjo akuzë nuk është pranuar nga Bardhi, i cili i është kthyer se analisti po gënjente publikisht.

PJESË NGA DEBATI:

Vangjeli: Keni folur edhe ju me personin që bëri vrasjen në Elbasan, po kjo nuk iu bën ju… Nuk iu konsideroj ju fajtorë.

Bardhi: Nuk është e vërtetë.

Vangjeli: Keni folur në telefon, e keni pranuar publikisht

Bardhi: Nuk kam pasur asnjë kontakt me të

Vangjeli: Po ju dolët dhe thashë që ishte heroi.

Bardhi: Ti ngrite një akuzë të pavërtetë. Është gënjeshtër.

Vangjeli: Shefi politik ishe ti i atij grupi që ishte si grup kriminal në mes të qytetit

Bardhi: E kishte ngritur Taulant Balla, që ti nuk ke guxim t’i përmendësh emrin.

Vangjeli: Unë nuk të thashë që je fajtor për të

Bardhi: Ti gënjeve publikisht. Kush je ti që më akuzon mua?

Vangjeli: Unë jam qytetar.

Më 21 prill, në një nga lagjet e qytetit u vra Pjerin Xhuvani, ekzekutimi i të cilit është ende në hetim. Arbër Paplekaj u vetëdorëzua pas krimit të rëndë te komandanti i forcave RENEA. Ai dorëzoi armën e krimit dhe tha se nuk e dinte nëse kishte vrarë njeri, por që do të priste përfundimin e hetimit.