HomeAktualitet

Kuvendi miraton Komisionin Hetimor për raportin e Dick Martyt me qëllim pastrimin e imazhit të Shqipërisë

Kuvendi miraton Komisionin Hetimor për raportin e Dick Martyt me qëllim pastrimin e imazhit të Shqipërisë

Kuvendi ditën e sotme ka miratuar me shumicë votash ngritjen e Komisionit Hetimorë të Posaçëm për çështjen e shumë diskutuar dhe debatuar, atë të raportit të Dick Marty për luftën në Kosovë, që implikonte UÇK-në.

Komisioni i Posaçëm u miratua me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim. Gjatë fjalës së tij, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se ky Komision nuk ka për qëllimin hetimin e kryedemokratit Lulzim Basha.

“Basha të rrijë i qetë”, tha ai, sipas së cilit qëllimi i këtij Komisioni është mbledhja e të gjithë dokumenteve që ekzistojnë në Shqipëri në një raport të vetëm për të pastruar imazhin e Shqipërisë.