HomeAktualitetDebat

“Ky djali që po e vajtojnë këta, do ishte gjallë e mirë sot, nëse…”! Mentor Kikia publikon foton dhe shpërthen keq ndaj kryeministrit Rama dhe ministres së tij

“Ky djali që po e vajtojnë këta, do ishte gjallë e mirë sot, nëse…”!  Mentor Kikia publikon foton dhe shpërthen keq ndaj kryeministrit Rama dhe ministres së tij

Gazetari Mentor Kikia ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale pas vizitës që kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministrja Mirela Kumbaro, bëri në shtëpinë e të ndjerit Anri Kashiku, i cili u mbyt në det teksa po përpiqej të shpëtonte dy 15-vjeçarë.

Kikia shkruan se këta të qajnë e të shpallin hero, por nuk mbajnë përgjegjësi që një i ri u mbyt se në plazh nuk kishte roje vëzhguese.

“Eshte merite e madhe qe edhe ne mort te korresh sukses politik.

Psh: Ministrja e Turizmit ketu duhej te ishte mbuluar me perçe. Jo per shkak te besimit ferar, por qe te mos e shikonin.

Ky djali qe po e vajtojne keta, do te ishte gjalle e mire sot, nese ne plazhe do te kishte roje plazhi, “Lifeguard”.

Por meqe nga keto gjera te jashtme ne plazhet tona nuk ka, nje djale u mbyt per te shpetuar vellain e vogel.

Keta qe duhet te vendosin ”Lifeguard” dhe qe sot duhet te mbajne pergjegjesi per nje te ri te mbytur, tani po shkojne te qajne e ta shpallin hero.”, shkruan Mentor Kikia.