HomeAktualitetKronike

Ky është biznesmeni i njohur që humbi jetën mëngjesin e sotëm në magazinën e firmës së tij në autostradën Tiranë-Durrës

Ky është biznesmeni i njohur që humbi jetën mëngjesin e sotëm në magazinën e firmës së tij në autostradën Tiranë-Durrës

Policia e Tiranës njoftoi mëngjesin e sotëm se biznesmeni me iniciale N.D është gjetur i vdekur në magazinën e firmës së tij në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se ai ishte me origjinë nga Kukësi, importues ekskluziv i markave kosovare të pijeve. Gjithashtu ishte President i “Lindi Al”.

Sipas raportimeve të para ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale ndërsa varrimi i tij pritet të zhvillohet ditën e nesërme.

Identitetin e tij e ka zbuluar faqja në Instagram ‘kukësi jonë’ të cilët bëjnë të ditur se Dedja ishte një bamirës i madh.

Del fotoja/ Ky është biznesmeni që u gjet i vdekur mëngjesin

Njoftimi i policisë:

Më datë 31.01.2021, rreth orës 07:40, në autostradën Tiranë-Durrës, në magazinën e një firme është gjetur pa shenja jete pronari i firmës shetasi N. D., 58 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, ku paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.