HomeAktualitetKryesore

Ky është përgjimi i “bujshëm”, që Policia dhe Prokuroria i kanë bërë Lulzim Bashës (Video)

Ky është përgjimi i “bujshëm”, që Policia dhe Prokuroria i kanë bërë Lulzim Bashës (Video)

Ervin Salianji u shfaq me një USB në dorë, në emisionin e Eni Vasilit.

Ai tha se Prokuroria dhe Policia janë duke mbajtur nën përgjim Lulzim Bashën.

Dhe prova që paraqiti ishte vërtet e bujshme.

Në të duket makina e Lulzim Bashës, dhe më pas ky i fundit që del nga selia e partisë.

Është një video që mund ta ketë bërë kushdo, edhe një kalimtar, dhe që vetëm për përgjim nuk bëhet fjalë.

Por Salianjit kjo nuk i bën përshtypje, pasi tashmë është mësuar me montime vidoesh, si në rastin e “Babales”.

Ajo që nuk kuptohet, është përse Basha përdor gjithmonë Salianjin, se nëse do t’ja linte dikujt tjetër, ndoshta këtë radhë mund të ishte më i besueshëm.