HomeAktualitetDebat

LaCivita, fjalim vetëm 1 minutë në hapjen e fushatës së PD dhe flet broçkulla: Votoni për dr. Berishën, jepini vendit tuaj një mundësi dhe jepuni shpresë

LaCivita, fjalim vetëm 1 minutë në hapjen e fushatës së PD dhe flet broçkulla: Votoni për dr. Berishën, jepini vendit tuaj një mundësi dhe jepuni shpresë

Drejtuesi i fushatës së PD-së Chris LaCivita ka mbajtur një fjalim në hapjen e fushatës.

Por, ajo që bëri përshtypje, ishte se ai foli shumë shkurt.

“Kush është gati për ta bërë Shqipërinë madhështore sërish? Në vitin 2024, në SHBA socialistët u përpoqën të burgosnin Donald Trump, dështuan.

Në 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të burgosin të gjithë opozitën, por do të dështojnë. Pse? Sepse nuk kanë çfarë të thonë për 12 vitet e fundit, 12 vite krim dhe drogë.

Dhe për 12 vjet mbi 1 milion shqiptarë janë larguar nga Shqipëria. 12 vjet dështim ekonomik.

Pse të votosh për një parti që ka krijuar të tëra problemet. Votoni për dr. Berishën. Jepini vendit tuaj një mundësi dhe jepuni shpresë”, tha ai, dhe u largua nga skena.