HomeAktualitetDebat

Lajm “bombë”… SHBA mbështet fshehurazi PD-në! Boçi: Rama po mbaron, Amerika na do ne tani por se deklaron publikisht

Lajm “bombë”… SHBA mbështet fshehurazi PD-në! Boçi: Rama po mbaron, Amerika na do ne tani por se deklaron publikisht

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi thotë se kryeministri Edi Rama ndodhet në pikën më të dobët politike, ndërsa sipas tij, presioni i brendshëm dhe ai ndërkombëtar po shkojnë paralelisht drejt një zgjidhjeje politike.

”Rama është para derës së burgut. Ai po mbron pushtetin për të mbrojtur veten”, tha Boçi.

Ai shton se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gjithnjë e më pranë qëndrimeve të opozitës, edhe pse jo gjithmonë përmes deklaratave publike direkte.

”SHBA na mbështet. Ka miratim të qartë që opozita të vazhdojë protestat në të gjitha format dhe mënyrat”, u shpreh Boçi.