HomeAktualitet

“Lajm i bukur”, kryeministri Rama bën publik informacionin e rëndësishëm

“Lajm i bukur”, kryeministri Rama bën publik informacionin e rëndësishëm

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me lajmin e mirë se 23,342 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes këtë vit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Rama bën të ditur se që prej fillimit të këtij programi universal në vitin 2019, janë 95,524 fëmijë që kanë përfituar bonusin e bebes, 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë.

“MIRËMËNGJES

dhe me lajmin e bukur se 23,342 fëmijë që kanë sjellë gëzim për familjet e tyre këtë vit, kanë ardhur në jetë bashkë me bonusin e bebes falë mbështetjes tonë për çdo të porsalindur, ju uroj një fundjavë të bukur

***që prej fillimit të këtij programi universal në vitin 2019, janë 95,524 fëmijë që kanë përfituar bonusin e bebes, 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë”, shkruan Rama.