HomeAktualitet

Lajm i keq për ndërtuesit dallaverexhij: “Do ndryshojmë ligjin”! Rama paralajmëron: Askush nuk do të tolerohet, çdo 60 ditë…

Lajm i keq për ndërtuesit dallaverexhij: “Do ndryshojmë ligjin”! Rama paralajmëron: Askush nuk do të tolerohet, çdo 60 ditë…

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se nuk do të ndalen shembjet e ndërtesave pa leje. Rama u shpreh se kontrolli i lejeve të ndërtimit do të bëhet çdo 60 ditë në mënyrë që të mos tolerohet askush.

“Kemi të bëjmë me një proces që ka nisur prej kohësh dhe vazhdon e do të vijojë deri në fund. Nuk mbaron këtu. Jeni të mirëseardhur të denonconi ndërsa po evidentohen raste nga struktura. Po bëhet gati ndryshimi ligjor që kontrolli i lejeve të ndërtimit nga ana e strukturave vendore për ato që japin leje dhe Këshilli Kombëtar i Territorit, do bëhen në mënyrë periodike dhe jo më pak se 60 ditë.

Kjo është çështje ligjshmërie dhe ligji është i barabartë për të gjithë, pavarësisht se janë në politikë apo media”, tha Rama disa ditë më parë.

Vendimi i qeverisë Rama për ndërtimet pa leje nisi zbatimin nga Tirana dhe u paralajmërua se do të shtrihet në çdo qytet për ato ndërtesa që janë ndërtuar me qëllim fitimi, duke përjashtuar ndërtesat të cilat janë të paligjshme por qytetarët i kanë ngritur për të strehuar familjet e tyre.