HomeLifestyle

Lajm i trishtë! Aktorja e njohur në zi, mes dhimbjes së madhe njofton ndarjen nga jeta të nipit të saj (Video)

Lajm i trishtë! Aktorja e njohur në zi, mes dhimbjes së madhe njofton ndarjen nga jeta të nipit të saj (Video)

Një lajm i hidhur ka ardhur nga aktorja e njo0hur Sharon Stone. Ajo njofton përmes një postimi në rrjetet sociale se ka humbur papritur nipin e saj, River Stone, i cili ishte vetëm 11 muajsh. Aktorja 63-vjeçare tha se vogëlushi vdiq si pasojë e dështimit të organeve.

Aktorja hollivudiane shpërndau një video prekëse në nder të vogëlushit që do të mbushte 1 vjeç në Shtator. “River William Stone 8 Shtator, 2020 – 30 Gusht 2021,” shkroi ajo krahas videos që e kishte shoqëruar me këngën “Tears In Heaven”.