HomeAktualitetKryesore

LAJMI I FUNDIT/ Iu shmang drejtësisë, Prokuroria lëshon urdhrin për Bashën: Të shoqërohet me detyrim!

LAJMI I FUNDIT/ Iu shmang drejtësisë, Prokuroria lëshon urdhrin për Bashën: Të shoqërohet me detyrim!

Pas refuzimit që Lulzim Basha i bëri thirrjes së Prokurorisë, kjo e fundit i ka dërguar një njoftim kreut demokrat.

Organi i akuzës i jep Bashës afat deri në datë 20 qershor, ose në të kundërt do të bëhet shoqërimi i detyrueshëm i tij.

Lulzim Basha është thirrur si i pandehur nga Prokuroria në lidhje me lobimin në SHBA.

Ditën e sotme, ai nuk iu përgjigj ftesës me arsyetimin se nuk i ka vënë në dispozicion dokumentacionin e kërkuar.

Prokurorët kanë firmosur urdhrin i cili është dorëzuar në polici.

Pritet që OPGJ do ta shoqërojnë në mënyrë të detyrueshëm kreun e PD-së më 20 qershor në orarin zyrtar.