HomeAktualitetKronike

Lajmi i fundit /Pranga ish deputetit dhe ish drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Çuko!

Lajmi i fundit /Pranga ish deputetit dhe ish drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Çuko!

Ish drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Arben Çuko është vënë në pranga. Ai dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e shkarkoi nga detyra Çukon rreth dy muaj më parë me motivacionin në të cilin theksohej se, lëvizja bëhej me qëllim përmirësimin e punës në sistemin e burgjeve dhe rritjen e sigurisë e kontrollit në këtë institucion.

“Largohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z.Arben Çuko dhe në vend të tij emërohet z.Stefan Çipa. Ky ndryshim bëhet për të përmirësuar punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, veçanërisht në drejtim të rritjes së sigurisë së brendshme dhe kontrollit si dhe rritjes së efikasitetit të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve”, thuhej në vendim.

Urdhër arresti u ekzekutua sot pasdite dhe aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Arben Çuko nga deputet i PS mori detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve në korrik të vitit të kaluar dhe zëvendësoi Arjan Hoxhën, i cili u emërua në këtë post pas marrëveshjes Rama-Basha.

Çuko ka qenë anëtar i Komisionit të Sigurisë, Komandant i Gardës së Republikës dhe këshilltar i Kryeministrit të Kosovës për Sigurinë.