HomeAktualitetKryesore

Lajmi i fundit/ Sherr në komisariatin Nr-3 në Tiranë: Polici vret kolegun për motive banale!

Lajmi i fundit/ Sherr në komisariatin Nr-3 në Tiranë: Polici vret kolegun për motive banale!

Krismat e armës në komisariatin Nr.3 në Tiranë kanë habitur banorët e zonës rreth saj dhe kalimtarë që janë alarmuar.

Më pas është marrë vesh se çfarë ka ndodhur. Një sherr midis dy kolegëve ka përfunduar në nxjerrjen e armëve.

Njëri nga punonjësit ka qëlluar me pesë plumba kolegun e tij, i cili pas plagëve të marra është dërguar me urgjencë drejt spitalit të traumës në QSUT.

Ngjarja e cila ka ndodhur brenda rajonit të policisë është ndaluar nga policët e tjerë të cilë kanë arrestuar agresorin duke e mbyllur në dhomat e izolimit.

Nuk dihet ende gjendja e policit të plagosur. Priten informacione të reja nga policia e shtetit dhe prokuroria./

Artikull në përditësim…