HomeAktualitetDebat

Lajthit Ylli Manjani dhe sulmon ambasadoren e SHBA në Tiranë: Ministria e Jashtme ta shpall “non grata” Yuri Kim, duhet arrestuar

Lajthit Ylli Manjani dhe sulmon ambasadoren e SHBA në Tiranë: Ministria e Jashtme ta shpall “non grata” Yuri Kim, duhet arrestuar

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një reagim të fortë pas pyetjeve retorike që iu drejtoi sot ambasadorja amerikane Yuri Kim kandidatëve të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit.

“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion të konsiderueshëm, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”, shkruante Kim.

Nisur nga kjo deklaratë e a Kim, Manjani i kërkon Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë që të shpallë ‘non grata’ ambasadoren amerikane pasi po ndërhyn në një fushatë elektorale.

Postimi i plotë:

Këtë përgjigje kam për pyetjet e zonjës Kim.

Ndërkohë si shtetas i këtij shteti, i kërkoj Ministres së Jashtëme të vendit tim, ta shpallë nongrata zonjën në fjalë për ndërhyrje në një fushatë elektorale dhe për minim të demokracisë në vend.

Veprimtaria e saj publike është në mbështetje të hapur të vendimeve korruptive të qeverisë dhe opozitës së korruptuar!

Ndërkohë, Ata kandidatë që pyet zonja, i ka zgjedhë direkt anëtarësia dhe asnjë nongratë!

Asnjë kushtetutë e vendeve të NATOS nuk lejon e as pranon ambasadorë të tillë!

Në Amerikë zonja do ishte arrestuar, po tja bënte ndonjë kandidati këtë twitter!