Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka nisur një formë të pazakontë proteste para Kryeministrisë, i ulur në një karrige dhe pa asnjë logo partie.
Ai deklaroi në Dita Jonë në A2 CNN se ka dalë si qytetar dhe aktivist, i zhgënjyer nga mungesa e reagimit shoqëror ndaj situatës politike dhe ekonomike në vend.
“Mendova të bëhem një shkëndijë. Një shkrepëse e vogël që mund të ndezë një lëvizje që Shqipëria e ka shumë nevojë,” u shpreh ai, duke theksuar se problemet e sotme nuk i zgjidh asnjë parti e vetme.
Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po ushtron presion ndaj institucioneve të drejtësisë, sidomos ndaj Gjykatës Kushtetuese, ndërsa mbrojtja e zëvendëskryeministres Belinda Balluku sipas tij tregon frikën e Ramës nga përparimi i hetimeve.
“Po dal për pavarësinë e gjyqësorit. Ky është moment historik. O vendoset drejtësia, o ky shtet shkon drejt shkatërrimit,” tha Lapaj.
Sa i përket qëndrimit në protestë, Lapaj u shpreh se do të rrijë aq sa ta mbajnë forcat. “Do qëndroj derisa misioni të përmbushet. Uroj që qindra e mijëra qytetarë t’i bashkohen kësaj thirrjeje. Nëse ndodh shpejt, aq më mirë të kthehem te vajza ime,” deklaroi ai.
Is this legal? Access all TV channels without a subscription!Techno Mag |
Sponsored

