HomeAktualitetKronike

Lapaj përplaset sërish me policinë gjatë natës, shkak çadra e ngritur poshtë kryeministrisë: Do më merrni dhe shpirtin tani? Shkoni e kapni Belindën

Lapaj përplaset sërish me policinë gjatë natës, shkak çadra e ngritur poshtë kryeministrisë: Do më merrni dhe shpirtin tani? Shkoni e kapni Belindën

Përsëri Adriatik Lapaj dhe mbështetësit e tij, të cilët që prej 8 dhjetorit qëndrojnë në shenjë proteste poshtë kryeministrisë, janë përplasur me efektivët e Policisë së Shtetit.

Shkak, ashtu si dhe herët e tjera, është bërë çadra e ngritur me plasmas nga protestuesit me qëllim për të qenë të mbrojtur nga i ftohti gjatë natës.

Siç shihet nga pamjet, Lapaj numëron rreth 25 policë, mes tyre dhe efektivë të “Shqiponjave”. Efektivët kanë tërhequr plasmasin dhe njëkohësisht kanë rrëzuar në tokë karrige e sende të protestuesëve. Kjo ka ngjallur reagim si nga Lapaj ashtu dhe nga mbështetësit e tij. Por ngjarja situata është mbyllur pa shumë tensione.

Në një moment, Adriatik Lapaj u kërkon policëve që të largohen pasi morën plasmasin, ndërsa i revoltuar i thotë “Doni të më merrni dhe shpirtin tani? Ikni merrni Belindën që po ju vjedh.”

Protestuesit akuzojnë drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama si personi që u jep urdhra Policisë së Shtetit për të prishur qëndresën poshtë zyrës së tij.

Adriatik Lapaj ka nisur të protestojë poshtë kryeministrisë që prej datën 8 dhjetor teksa me një karrige në dorë dhe i vetëm u pozicionua në trotuarin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Atij iu bashkuan në qëndresën pa ndalim mbështetës e anëtarë të “Shqipëria Bëhet” të motivuar nga qëllimi për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama.