HomeAktualitetDebat

Legalizimi i kanabisit për përdorim mjekësor: A e di njeri se çfarë “halli” kanë? PD planifikon protestë: Duhet të mblidhemi përpara Parlamentit

Legalizimi i kanabisit për përdorim mjekësor: A e di njeri se çfarë “halli” kanë?  PD planifikon protestë: Duhet të mblidhemi përpara Parlamentit

Ish Deputeti socialist që u bë demokrat, polici Asllan Dogjani, ka kërkuar nga qytetarët që të mblidhen në proteste, kundër legalizimit të kanabisit për përdorim mjekësor.

Sipas tij, lënda narkotike është e dëmshme për rininë shqiptare dhe çdo prind që e ka hasur këtë problematikë, duhet të mblidhet përpara Parlamentit, për të protestuar.

Sipas Dogjanit, shteti nuk e ka aftësinë për të mbajtur nën kontroll të tillë sipërmarrje.

“Ka mijëra familje që vuajnë sepse fëmijët e tyre përdorin drogë. Ka shqiptarë që për shkak të përdorimit të drogërave kanë përfunduar në çmendinë.

Ju bëj edhe njëherë thirrje që të mblidhemi të enjten para Parlamentit të mos e lejojmë këtë ligj”, përmbylli deputeti demokrat fjalën e tij.

Teksa, vetë projektligji, ka kaluar me votat e shumicës në Komisionin e Ligjeve, ku ra në sy fakti se kanë abstenuar dy deputetët socialistë të kastës së vjetër, Paneli Majko dhe Fatmir Xhafa.