HomeAktualitetKryesore

Lehsat e opozitës së rrugës në Fb habisin Ramën: Si ka mundesi që ekzistojnë! Ne fillojmë ndërtojmë, punojmë për mijëra të pa strehë, ata shajnë, mallkojnë, përqeshin dhe akuzojnë (Video)

Lehsat e opozitës së rrugës në Fb habisin Ramën: Si ka mundesi që ekzistojnë! Ne fillojmë ndërtojmë, punojmë për mijëra të pa strehë, ata shajnë, mallkojnë, përqeshin dhe akuzojnë (Video)

Kryeministri Edi Rama ishte sot së bashku me kryetarin e bashkisë Tiranë Erion Veliaj në Farkë aty ku kanë nisur ndërtimet e banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pas takimit, Rama ka mbetur i befasuar nga komentet, pasi i ka rënë në sy që disa nga qytetarët kapeshin tek “4 fijet e hekurit” të kolonës mbajtëse të shtëpisë.

Rama shkruan:

ÇUDI E MADHE

Duke ndjekur komentet tuaja në makinë gjatë kthimit në zyrë pasi vumë tullën e parë të Rindërtimit sot, më ra në sy që disa nga ju kapeshin tek “4 fijet e hekurit” të kolonës mbajtëse të shtëpisë, duke përqeshur, sharë e deri edhe mallkuar, sepse sipas tyre, shtëpia do binte nga era, paratë ishin vjedhur, njerëzit ishin mashtruar, etj.

Po si ka mundësi si(!), si ka mundësi që mllefi, verbëria, padurimi a ku di unë se çfarë, t’i shtyjnë disa deri në këtë pikë dhe të mos e kuptojnë as vetë se sa qesharakë bëhen, kur fjala e keqe u vjen si kryefjala e mendimit të tyre edhe kur, dreqi e mori, shohin një punë të mirë!

Po si ka mundësi që edhe njerëz që punojnë, djersijnë, jetojnë me mundin e tyre, kur vjen puna për të parë punën e të tjerëve, verbohen dhe prishin gojën pa asnjë gajle pavarësisht se sa e gabuar është ajo që thonë!

Po si ka mundësi që dikujt të mund t’i shkojë mendja se kjo “kolonë me 4 fije hekur” na qenka prova e të gjitha të këqijave, kur në fakt është thjesht skeleti i kolonës, që mbushet me hekur!

Por nuk kam se si të mos i justifikoj në fund njerëzisht e zakonshëm që flasin kësisoj, kur shpifjet, sajesat e sharjet, janë kthyer prej kohësh në normë komunikimi në hapësirën e debatit publik, politik e mediatik!

E që ta mbyll, Rindërtimi do të jetë një faqe e bukur e punës sonë të stërmundimshme (e jo pa të meta) për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë, më të drejtë, më të bukur se ajo që trashëguam 7 vjet më parë dhe një shembull që të kujtohet gjatë, për transformimin e jashtëzakonshëm social e urban që do të sjellë, aty ku në 26 nëntor fatkeqësia e madhe goditi fort duke sjellë vdekje, plagë e ankth për të nesërmen, e cila do të jetë shumë më e ndritur se e djeshmja për mijëra familjet e prekura nga ajo fatkeqësi