HomeAktualitet

Leksion nga Berisha që ka fituar vetëm njëherë… në 92′ -shin: Ja si mund të fitohet ndaj Ramës”!

Leksion nga Berisha që ka fituar vetëm njëherë…  në 92′ -shin: Ja si mund të fitohet ndaj Ramës”!

Non grata Sali Berisha foli mbrëmjen e djeshme për për vendimin ‘non-grata’ dhe zhvillimet politike në Partinë Demokratike.

Berisha u shpreh se kur u njoftua se nuk duhet të ishte pjesë e parlamentit, kjo ishte diçka e paimagjinueshme.

Ndërsa foli për ish-kryetarin e PD Lulzim Basha, ish-kryeministri e quajti një ‘broken lider’, duke shtuar se Basha ishte denatyruar nga kryeministri Edi Rama, si lider.

Plaku i çoroditur ndër të tjera tha se kundër Ramës mund të fitohej vetëm duke elektrizuar ata që nuk votonin, ndërsa sipas tij Basha nuk po elektrizonte as demokratët.

Berisha: Vendimi i shtatorit pa diskutim që ka lidhje me ndërhyrjen e tyre. Kur erdhi njoftimi që nuk duhet të futesh në parlament, ishte diçka e paimagjinueshme.

Lulzim Basha nuk mund të qëndronte kurrë, humbës i tretë në krye të PD. Atë e kishte denatyruar si lider Edi Rama…E kam çun të mirë këtë…

Lubonja: Ose Basha humbi se ishte masakër zgjedhore ose se është Basha humbës, kjo duhet ndarë?

Berisha: Masakra zgjedhore është evidente dhe këtë nuk e mohoj. Si fitohej me Ramën? Të elektrizoheshin ato që nuk votonin. Lulzim Basha nuk elektrizonte votuesin e djathtë, ishte një broken-lider