HomeAktualitetKryesore

Lëkundje tërmeti në Korçë! Banorët në panik dalin nga shtëpitë pas alarmit të “Babalikes”

Lëkundje tërmeti në Korçë! Banorët në panik dalin nga shtëpitë pas alarmit të “Babalikes”

Lëkundje tërmeti janë ndjerë pasditen e sotme në Korçë dhe në zonat përreth. Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.7 ballë. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut. Epiqendra e tij ka qenë 9 kilometra nga Korça në thellësi 10 km. Banorët e zonës kanë dalë nga shtëpitë pasi janë panikuar nga lëkundja. Ndërkohë pak momente më vonë është ndjerë një tjetër lëkundje me epiqendër 6 kilometra larg Bilishtit me magnitudë 3.4 ballë.

Ministria e Mbrojtjes ka qetësuar qytetarët duke njoftuar se deri më tani nga këto lëkundje nuk ka pasur dëme materiale.