HomeBlog

Letra për Kuvendin, ose sinqeriteti i vonuar i Ilir Metes!

Letra për Kuvendin, ose sinqeriteti i vonuar i Ilir Metes!

Nga Alfred Peza

Pasi e kuptoi se “de facto” eshte shkarkuar si President i Republikes, Ilir Meta ka flakur perfundimisht masken duke ekspozuar publikisht, pamjen e tij reale. Ne letren qe i ka derguar Kuvendit, per te sqaruar dekretet e zgjedhjeve, Ilir Meta shkruan:

“Nuk hezitoj t’ju kërkoj që të ndihmoni Kryeministrin dhe Kryetarin e PS të mos krijojë precedentin më absurd në historinë e vendeve ish-komuniste atë të asgjësimit të PD, jo vetëm si forca kryesore opozitare sot, por edhe si forca e parë opozitare pro atlantike dhe pro europiane e vendit tonë”.

Me pas, Meta konkludon se “është koha tani e jo më vonë për t’i hequr pushtetin e paligjshëm kësaj pakice dhe për t’i rikthyer sovranitetin e marrë tinëzisht qytetarëve shqiptarë dhe rivendosur parlamentarizmin në Kuvendin e Shqipërisë”.

Si shihet, ai ka shkruar me doren e vet, ate qe te gjithe e kane kuptuar prej kohesh tashme:

Ilir Meta kurre nuk u ngjit dot kurre ne lartesine e te qenit President mbi palet politike ne Shqiperi, sic e percakton fryma dhe germa e Kushtetutes se Republikes.

Ai e perdori 2 vjet me radhe zyren e Kreut te Shtetit, si zyren e re te Kryetarit te LSI. Ndaj kerkon vec shpetimin e PD dhe rrezimin e Edi Rames.