HomeAktualitetDebat

Liderët e BE uruan fizikisht Ramën për fitoren më 11 maj! Berisha qesharak me demencë: S’po e uron askush, zgjedhjet do i ngecin në fyt

Liderët e BE uruan fizikisht Ramën për fitoren më 11 maj! Berisha qesharak me demencë: S’po e uron askush, zgjedhjet do i ngecin në fyt

Edhe pse e gjithë Evropa me 52 liderë zbriti në Tiranë dhe uroi jo vetëm virtualisht, por edhe fizikisht kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha flet broçkulla apo ndoshta ka harruar se kur janë bërë zgjedhjet nga demenca dhe thotë se “askush prej drejtuesve të BE-së tyre nuk po e uron”.

Madje sipas tij, “zgjedhjet do i ngecin në fyt Ramës” sepse ai, Saliu, ka njoftuar komunitetin ndërkombëtarë

“Ka shpërndarë ftesa të shumta për të marrë urime, por urime nuk i vijnë. Telefonata të shumta, por statuset nuk plotësohen, urimet nuk i vijnë. I kanë ngecur në fyt zgjedhjet dhe do i ngecin edhe më keq.

PD deklaron se nuk e njeh kurrë këtë farsë elektorale, do njoftojë komunitetin ndërkombëtar se çfarë përfaqëson farsa elektorale e vitit 2025, më e dështuara në Evropë… Rama plasi që të marrë një urim! Kudo i çon deputetëve të huaj që të nisin një urim, i them edhe emrat, por nuk i them se respektoj privacinë, s’i vjen askush”, tha shakaxhiu Sali, që mendon se këto broçkulla që nuk i beson as vetë mund t’i besoj ndonjë trushplarë, nga ata që i shkojnë mbrapa