HomeAktualitetDebat

Lidhja ruse me protestat e opozitës, Rama krah shefit të NATOS: Qasja e tyre çon ujë në burimin e atyre që s’duan integrimin e Ballkanit në BE

Lidhja ruse me protestat e opozitës, Rama krah shefit të NATOS: Qasja e tyre çon ujë në burimin e atyre që s’duan integrimin e Ballkanit në BE

Kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur pyetjes se gazetarëve se a ka lidhje Rusia me protestat që po zhvillohen në të gjithë Ballkanin, tha se qasja e opozitës çon ujë në burimin e atyre që s’duan integrimin e Ballkanit në BE.

“Nuk është sekret qasja e Rusisë ndaj NATO-s. Nuk është një qasje miqësore.

Dua të nënvizoj faktin se në asnjë vend të NATO-s nuk ka ndodhur çka po ndodh këtu dhe çka disa forca të opozitës paralajmërojnë dhe do të përpiqen që të ndodhë këtu.

Do ishte një njollë ë pashlyeshme për një vend anëtar të NATO-s e cila është një aleancë vendesh që ndajnë parime dhe vlera. Diçka e tillë nuk shkon më vlerat as të NATO dhe as të BE.

Me ose pa dashje çon ujë në burimin e atyre që nuk e duan integrimin e Ballkanit në BE”, u shpreh Rama.