HomeDosja X

Lidhjet / Doktori i spitalit SALUS pjesë e grupit të Trifon Muratajt dhe Ben Qimes në trafikun e kokainës? Skaneri i Olti Peçinit ‘nuk punon’ sa herë kalojnë kontenjerët e Bana King

Lidhjet / Doktori i spitalit SALUS pjesë e grupit të Trifon Muratajt dhe Ben Qimes në trafikun e kokainës? Skaneri i Olti Peçinit ‘nuk punon’ sa herë kalojnë kontenjerët e Bana King

Drejtësia shqiptare ka shpallur më në fund në kërkim bosin e Bana King, Trifon Muratajn, i cili dyshohet se mund të jetë një nga bosët më të mëdhenj të trafikut të kokainës.

Murataj, i cili gjithnjë pretendon se kokainën ia fusin fshehurazi në arkat me banane, u shpall në kërkim vetëm pas herës së katërt që në maunet e tij kapet kokainë.

Më 31 dhjetor të vitit 2021, DEA amerikane ka informuar Policinë e Shtetit Shqiptar se Trifon Murataj bashkëpunon me Ben Qimen e Fierit në trafikun e kokainës nga Ekuatori.

Sipas informacionit, Trifon Murataj sjell kokainën kamufkuar me banane nga Amerika Latine, ndërsa Ben Qimja e ruan, e përpunon dhe më pas bëhet shpërndarja.

“Kemi gjetur këtë informacion në lidhje me ZICO SHA. Më datë 9 Nëntor 2014, Policia Kombëtarë e Ekuadorit ka sekuestruar rreth 33.55 kg kokaine. Kokaina ishte e fshehur brenda njësisë frigoriferike të kontejnerit transportues GESU9439832.

Kontejneri transportues kishte një dërgesë me banane dhe kishte destinacion Durresin/Shqipëri. Kompania marrëse ishte ZICO SHA. Në vitin 2018, një burim ka siguruar informacionin si vijon. Shtetasit shqiptarë Qime ARBEN dhe Murataj TRIFON janë të përfshirë në kontrabandimin e kokainës në Shqipëri.

Burimi ka deklaruar se TRIFON përdor një kompani importimi ne Durrës/Shqipëri me emrin ZICA SHA për të importuar me shumicë kokaine nga Ekuadori në Shqipëri. Kokaina e importuar më pas ruhet në një magazinë e kontrolluar nga ARBEN.

ARBEN më pas bën përzierjen për të krijuar sasi më të mëdha”, thuhet në shkresën e DEA-s.

Pjesë e grupit dyshohet se është edhe doktori Olti Peçini, pronar i Spitalit Salus, i cili ka 49 % të aksioneve të kompanisë që bën skanimin e kontenjerëve.

Ngarkesa e radhës me kokainë është nisur më 20 shtator nga Porti “Puerto Bolivar” i Ekuador, 10 ditë më pas është ndalur në Panama. Destinacioni i radhës ka qenë Porti ‘Gioia Tauro’ në Itali ku anija ka qëndruar në këtë Port deri më 21 tetor.

Në Portin e Durrësit ngarkesa mbërriti më 28 tetor, e ndërsa kontrolli I saj me qen antidrogë u bë në 3 nëntor.

Droga kaloi pa problem në skaner. Operatori i skanerit Alban Naziraj dhe imazheristi Artur Sevdaraj u arrestuan për falsifikim të kompiuterit. Kjo pasi kontenieri me drogë u skanua dhe dyshohet se të arrestuarit manipuluan pamjet për të dalë të pastra.

Po a mundet që Trifon Murataj të ketë blerë punonjësit e skanerit pa një bashkëpunim me pronarët e kompanisë?

Dyshimet thellohen në kushtet kur doktori Peçini bleu aksionet për 5 mijë lekë, kur vlera e tyre ishte 200 milionë euro.

Duket e çuditshme se si ky transaksion paradoksal nuk ka vënë në lëvizje organet ligjzbatuese shqiptare.

Olti Peçini, i lakuar për lidhje me pushtetarë dhe ish pushtetarë, është drejtueses dhe pronar i spitalit privat Salus, me mbi 80 % të aksioneve. Ai u bleu dy italianëve 56 % të aksioneve të Spitalit Salus për 1.1 milionë euro.

Pjesën tjetër të aksioneve i ka vëllai Anastas Peçini, gjithashtu pronar i kompanisë Medi-Tel, e lakuar për tendera problematikë në shëndetësi.

Anastas dhe Olti Peçini janë prej vitesh sipërmarrës në tregun e shërbimeve të lidhura me shëndetësinë, si tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore, asgjësimi i mbetjeve spitalore.

Sidomos Olti Peçini ka një rrjet kompanish, në fushën e shëndetësisë.

Vite më parë, dentisti Olti Peçini mbante fjalime nëpër universitetet private të kolegëve të tij mbi Buxhetin e Shëndetësisë në vend duke qenë një prej shteruesve të tij familjarisht.

Olti u tërhoq shumë shpejt nga fjalimet, duke bërë një jetë të kamufluar, ku vështirë të gjenden foto të tij, një tipar ky i ngjashëm me bosët e drogës.

Trafik sistematik kokaine

Kjo nuk është hera e parë që në kontenierët e Banaking përveç bananeve gjendet edhe kokainë. Rasti më flagrant ishte në 3o dhjetor të vitit të shkuar ku vetë pronari I kompanisë Trifon Murataj kontaktoi 10 orë me vonesë policinë e shtetit se kontejneri me banane I ishte sulmuar në Romanat nga persona të armatosur të cilët u larguan pa marrë asgjë nga ngarkesa.

Nga kontrolli I kryer në magazinën e kompanisë në Vaqarr policia sekuestroi 119 kg kokainë dhe vuri në pranga administratorin e firmës Marson Murataj, nipi i Trifon Muratajt dhe dy shoferët e kamionit Gëzim Kalaja dhe Hasan Salihu.

Një rast I dyshuar për trafik të lëndëve narkotike u shënua në korrik të këtij viti ku nga kontejnerët e Banaking u vodhën rreth 49 arka Brenda të cilave nuk dihet çfarë ngarkese kishte.

Lidhur me këtë rast, policia e Durrësit ka arrestuar shoferi i kompanisë Nazmi Algjata dhe agjentin e shitjeve të kësaj kompanie Altin Muhametaj.

Njëherësh policia arrestoi dhe 20 punonjës të doganës në Portin e Durrësit, të cilët u akuzuan për shpërdorim detyre.