HomeSport

Liga e Kampioneve sot me përballjet e më të “fortëve” spikat Real Madrid-Manchester City, por edhe Paris SG-Chelsea

Liga e Kampioneve sot me përballjet e më të “fortëve” spikat Real Madrid-Manchester City, por edhe Paris SG-Chelsea

Magjia e UEFA Champions League vazhdon edhe këtë mbrëmje me katër ndeshje shumë interesante, ku në program janë dy sfida që konsiderohen si finale të parakohshme.

Një nga përballjet më të shumëpritura është ajo mes Real Madrid dhe Manchester City. Në vitet e fundit kjo sfidë është kthyer në një klasike të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube. Në tetë edicionet e fundit të turneut, dy gjigantët janë përballur plot shtatë herë, duke krijuar rivalitet dhe emocione të mëdha për tifozët.

Një tjetër duel shumë i fortë pritet edhe mes Paris Saint-Germain dhe Chelsea-t. Parizienët zbresin në fushë si kampionët në fuqi të Championsit, ndërsa londinezët kanë një motiv shtesë, pasi arritën t’i mposhtnin në finalen e FIFA Club World Cup.

Ndërkohë, një nga pretendentët për trofeun, Arsenal, do të luajë në transfertë ndaj Bayer Leverkusenit, në një ndeshje që pritet të jetë shumë e luftuar.

Në sfidën tjetër të mbrëmjes, surpriza norvegjeze Bodø/Glimt do të presë në shtëpi skuadrën portugeze të Sporting CP, duke synuar të vazhdojë ecurinë pozitive në këtë edicion të kompeticionit.

Ndeshjet e sotme:

Bayer Leverkusen – Arsenal, ora 18:45

Paris Saint-Germain – Chelsea, ora 21:00

Real Madrid – Manchester City, ora 21:00

Bodø/Glimt – Sporting CP, ora 21:00