HomeAktualitetDebat

“Ligjet shqiptare lejojnë dhënien…”! Berishës i hyn “llapa në grykë” kur përmendet familja Trump: Nuk kam dijeni që Sazani të jetë shitur te dhëndri i Trump-it

“Ligjet shqiptare lejojnë dhënien…”! Berishës i hyn “llapa në grykë” kur përmendet familja Trump: Nuk kam dijeni që Sazani të jetë shitur te dhëndri i Trump-it

Sali Berisha ka reaguar lidhur me pikëpyetjet e ngritura me shitjen e mundshme të ishullit të Sazanit.

Në një deklaratë të tij, Berisha theksoi se ligjet shqiptare lejojnë dhënien e tokave dhe pasurive për një periudhë të caktuar, por nuk ka dijeni për asnjë shitje të ishullit te dhëndri i ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Ai gjithashtu e mohoi përfshirjen e Edi Ramës në diçka të tillë.

“Së pari, të jem i hapur me ju, nuk kam asnjë të dhënë se kemi të bëjmë me një shitje.
Ligjet shqiptare lejojnë dhënien me 1 euro, siç dihet, për një periudhë të caktuar të terreneve, trojeve dhe tokave.

Unë nuk kam asnjë dijeni se, ishulli i Sazanit është blerë nga çifti Kushner apo është shitur nga kreu i organizatës kriminale, Edi Rama. Personalisht, nuk kam asnjë lloj dijenie, sepse ligjet shqiptare nuk parashikojnë një gjë të tillë”, theksoi Berisha.