HomeAktualitetSport

Lionel Messi rrezikon një pezullim të gjatë pasi goditi me shpullë kundërshtarin

Lionel Messi rrezikon një pezullim të gjatë pasi goditi me shpullë kundërshtarin

Një shuplakë që do t’i kushtojë rëndë Lionel Messit. Kapiteni i Barcelonës humbi nervat në sekondat e fundit të shtesës ndaj Bilbaos teksa goditi me shuplakë kundërshtarin Villalibre dhe arbitri kryesor e nxori me të kuq pasi pa pamjet në VAR.

Një gjest jo sportiv është konsideruar në Spanjë veprimi i argjentinasit. Marca raporton se ylli argjentinas pritet të pezullohet me 4 ndeshje.

Ndërkohë, kjo ishte hera e parë që Messi ndëshkohet me karton të kuq me Barcelonën. Kartoni i parë i kuq daton me gushtin e largët të vitit 2005, kur goleadori i njohur debutonte me kombëtaren e Argjentinës.

Momenti jo i mirë Barcelonës në këtë sezon, kuptohet qartë në veprimet e Lionel Messit, gjeste që 6-herë fituesi i Topit të Artë nuk i kishte bërë kurrë në të kaluarën.