HomeAktualitet

Lironi Belerin! 20 “grekar” dëgjojnë Saliun dhe PD, antimiting në Athinë kundër Ramës

Lironi Belerin! 20 “grekar” dëgjojnë Saliun dhe PD, antimiting në Athinë kundër Ramës

Rreth 20 qytetarë grek dhe shqiptarë kryesisht nga Himara kanë protestuar ndaj vizitës së kryeministrit Edi Rama në Athinë.

Organizatori i tyre eshte dega e Rithemelimit në Athinë, ndërsa bien me sy parrullat ‘Lironi Belerin’.

Sakaq, mijëra emigrantë shqiptarë janë mbledhur në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, ku pritën kryeministrin Edi Rama.

Shqiptarët shihen me flamuj në duar e në sfond ka këngë me motive patriotike.

Qeveria greke pavarësisht rezervave për mbajtjen e këtij takimi përpara zgjedhjeve europiane të 9 qershorit, ka marre masa për mbarëvajtjen e tij.

Pas Athinës Rama do të jetë në Milano, Londër dhe Duseldorf për t’u takuar me shqiptarët që jetojnë në Itali, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani.