HomeAktualitet

LIVE- Kuvend/ Rithemelimi me zhurmues në sallë, 23 të përjashtuar jashtë! Noka i hedh miell Gardës dhe sekretarit të Parlamentit! Basha rri e vështron

LIVE- Kuvend/ Rithemelimi me zhurmues në sallë, 23 të përjashtuar jashtë! Noka i hedh miell Gardës dhe sekretarit të Parlamentit! Basha rri e vështron

Deputetët e Bardhit dhe Berishës vijuan sërish zakonin e seancave të kaluara! Me zhurmues, bilbila sërisht tentojnë të bllokojnë zhvillimin normal të kuvendit

“Nuk ka parlament normal sot këto derisa të plotësoni kushtet e opozitës! Harrojeni! tha Paloka nga foltorja e Kuvendit

Edhe kryetari i PD-së Lulzin Basha ndodhet sot në seancë! Krah Enkelejd Alibeajt rri e vështron aksionin e deputetëve të Berishës.

23 deputetët të opozitës të përjashtuar tentuan të futen në sallën plenare por nuk u lejuan. Flamur Noka i hodhi miell punonjësve të Gardës dhe sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjoncajt.

Në rendin e ditës është futur edhe ligji për Dekoratat, i cili ishte kthyer më herët nga presidenti Bajram Begaj. Ratifikimi i marrëveshjes me Italinë për emigrantët azilkërkues mbetet ende në pritje për të marrë dritën jeshile të parlamentit.

Kuvendi do të votojë vetëm pasi vendimi i zbardhur i Gjykatës Kushtetuese të jetë botuar më parë në fletoren zyrtare. Kushtetuesja dha dritën jeshile për ratifikim në një vendim të datës 29 janar.