HomeAktualitetDebat

“Llum, këllirë, idiot”/ Përplasja e Grida Dumës me Frrok Çupin, numri 2 i PS publikon videon që po thyen rrjetin dhe ngre alarmin: Si mundet të zbrazë gjithë fjalorin e rrugës…

“Llum, këllirë, idiot”/ Përplasja e Grida Dumës me Frrok Çupin, numri 2 i PS publikon videon që po thyen rrjetin dhe ngre alarmin: Si mundet të zbrazë gjithë fjalorin e rrugës…

Numri 2 i PS, Taulant Balla ka dalë me një reagim të fortë pas përplasjes që pati mbrëmjen e djeshme analisti Frrok Çupi në emisionin ‘Open’ me ish-deputeten e PD, Grida Duma.

Teksa zonja Duma e lëshoi gojën keq ndaj Çupit, Balla shkruan se ndjen keqardhje kur shikon degradimin e Partisë Demokratike.

Balla thekson se si ,mund të zbrazë ish-deputetja gjithë fjalorin e rrugës ndaj një demokrati si Frrok Çupi, themelues i PD dhe Drejtuesi i Parë i Rilindjes Demokratike, RD.

“Keqardhje të shohësh degradimin e Partisë Demokratike, e cila erdhi në jetë me thirrjen “ta bëjmë Shqipërinë, si gjithë Europa”. Si mundet të zbrazë gjithë fjalorin e rrugës kundër një demokrati si Frrok Çupi, themelues i PD dhe Drejtuesi i Parë i Rilindjes Demokratike, RD.”, shkruan Balla.