HomeAktualitetKryesore

Lobimi për hapjen e negociatave, Rama-Merkel takim 90′ në Berlin (Video)

Lobimi për hapjen e negociatave, Rama-Merkel takim 90′ në Berlin (Video)

Kryeministri Edi Rama ka nisur nga Gjermania turin për të bindur vendet e BE për hapjen e negociatave. Rama ka zhvilluar mesditën e sotme në Berlin një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Takimi mes Merkel dhe Ramës ka zgjatur për rreth 90 minuta, ndërsa në qendër të bisedës ka qenë progresi i Shqipërisë dhe rekomandimi i KE për hapjen e negociatave.

Para takimit në një konferencë për mediat, Merkel ka vlerësuar reformat e ndërmarra nga Shqipëria, ndërsa vendimi i Berlinit për negociatat do të jetë në javët në vazhdim.

Një ditë më parë Rama takoi në Tiranë presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, i cili u shpreh se është optimist për vendimmarrjen e qeverisë së vendeve anëtare të BE dhe Parlamentit Europian në muajin qershor.

Rama mbërrin në Parlamentin gjerman, ja personi i parë që takon/ VIDEO

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë mesditë në Bundestagun gjerman, shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Rama është pritur në hyrje të Bundestagut nga Presidentit i Parlamentit gjerman, Wolfgang Schäuble, ndërsa pritet të takohet dhe me kancelaren Angela Merkel, në kuadër të negociatave me BE.

“Në Bundestag me Presidentin e Parlamentit gjerman, Wolfgang Schäuble”, shkruan Rama në ‘Facebook’, shoqëruar me video.