HomeAktualitetDebat

LSI ngre akuza të forta ndaj Bashës: Lul vula, ti shite opozitën te Edi Rama

LSI ngre akuza të forta ndaj Bashës: Lul vula, ti shite opozitën te Edi Rama

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim është bërë pjesë e replikave PD-LSI. Përmes një postimi në rrjete sociale Brahimllari e cilëson kryedemokraktin Lulzim Basha si shkaktarin e shkatërrimit të çdo aksioni opozitar.

Ai shkon dhe më tej ku thekson se Basha dhe stafi i tij kanë shumë gjynahe me LSI-në, pasi shitën opozitën te kryeministri Rama.

“Lul-vula e kthehu opoziten ne kunat-opozite.

Mos ki frik, dil nga bunkeri ku je futur dhe tako demokratet dhe mbaj pergjegjesine e shitjes se opozites tek regjimi.

Lul vula, ti je shkaktari i humbjes se çdo kauze te opozites. Ti je shkaktari i shkaterrimit te çdo aksioni opozitar. Ti shite opoziten tek Edi Rama. Ti le Demokratet ne burgje dhe ne opozite per kunatin.

Çdo aksioni opozitar i vendose nje çmim per pazarin tend te rradhes. Ti dhe stafi yt keni shume gjynahe me LSI ndaj kujdes kur permend LSI dhe kedo tjeter te LSI-se

Foto sa 1000 fjalë!

17 Maji i lidhjes edhe publikisht të kontratës me Edi Ramën”, shkruan Brahimllari.