HomeAktualitet

LSI sulmon ish-këshilltarin e Sali Berishës, se qëndron pas raportit të “Freedom Hause”

LSI sulmon ish-këshilltarin e Sali Berishës, se qëndron pas raportit të “Freedom Hause”

Dritan Kaba, këshilltar i grupit parlamentar të LSI-së dhe një nga njerëzit kryesor të komunikimit me publikun, ka sulmuar ish-këshilltarin e Sali Berishës, Blendi Kajsiu, se qendron pas raportit të “Freedom Huase”, ku thuhej se zgjedhja e Ilir Metës president, ishte një hap prapa në luftën kundër korrupsionit.

“E dija qe raportin e Freedom House e benin “pjeshkat”. Por na doli raport kajsish. Eh, ç’vete! Po ke ata qe mbajne ere te tjeret ngeli”, shkruan Kaba.

Në sulm është përfshirë dhe kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, që e cilëson Blendi Kajsiun si bos droge.

“Kjo organizatë para se të lexojë portalet e qeverisë para se autorët e saj si Blendi Kajsiu nën hijen e jeshillëkut të drogës në Kolumbi, të prodhojnë raporte të tilla të rreme, po ju kujtoj atyre që nuk e lexuan raportin e OSBE që s’di se çfarë ua mbuloi sytë, o gjethet e kokainës apo paratë që prishën zgjedhjet e 25 qershorit”, tha Vasili.

Elio Laze, një anëtar i “grupit të zjarrit” të LSI-së, i ka bërë biografinë Kajsiut.

“Blendi Kajsiu ka kryer studimet e larta ne Universitetin Amerikan te Bullgarise.

Nje shkolle ku George Sorosi famekeq ka investuar para per ta ndertuar. Masterin e ka kryer ne Essex University me nje burse te dhuruar po nga Soros.

Me pas u kthye ketu ku me ndihmen e rrjetit Sorosian u infiltrua ne jeten social-politike te vendit bashke me te tjere diversante te rrjetit te gjysh Xhorxhit.

Pra deri ketu e kemi te qarte qe Blendi Kajsiu eshte thjesht dhe vetem nje pjese kembimi nga keto te prodhuarit ne fabrikat e George Soros”, shkruan Laze.

Blendi Kajsiu ka qenë këshilltar i Sali Berishës në vitin 2005 si pjesë e grupit liberal të KOP-it së bashku me Adri Nurellarin dhe Ermal Hasimen.

Më pas u tërhoqën dhe themeluan UET së bashku me Henri Çilin dhe tashmë u bënë disa vite që Kajsiu është tërhequr nga jeta publike, dhe jeton jashtë Shqipërisë me bashkëshorten meksikane në Amerikën Qëndrore.(TemA)