HomeAktualitetDebat

Luan Baçi “zbulon” emrin e kandidatit të PD për Bashkinë e Tiranës, plas e qeshura në studio

Luan Baçi “zbulon” emrin e kandidatit të PD për Bashkinë e Tiranës, plas e qeshura në studio

Deklarata e deputetit të PD, Luan Baçi kur u pyet se kush mund të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës shkaktoi të qeshura në studion e Quo Vadis.

Të pranishmit nuk mundën të mbanin seriozitetin ndërkohë që Baçi theksonte se PD ka shumë emra për kandidim, ndërsa nuk po jepte asnjë emër konkret.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: A ka PD emra konkretë?

Baçi: Po, siç ua thashë ka shumë.

Borakaj: Aq shumë ka, sa as tre emra nuk i keni.

Baçi: Kemi shumë…

Pas kësaj deklarate të Baçit, studio shpërtheu në të qeshura dhe moderatorja u detyrua të ndërpriste bisedën për publicitet, ndoshta për t’i dhënë kohë PD-së të gjente të paktën një emër ndër “shumë” që Baçi përmendi.