HomeLifestyle

Luana Vjollcës i rritet rroga, ja sa paguhet tani moderatorja në Top Channel

Luana Vjollcës i rritet rroga, ja sa paguhet tani moderatorja në Top Channel

Pak muaj më parë, gjatë një loje në emisionin “Shiko kush luan”, ku Luana ishte vetë autore, një prej të ftuarve e pyeti sa e ka rrogën, pyetje të cilës, moderatorja iu përgjigj duke thënë vetëm shifrën e parë e duke lënë të aludohej sa zero vijnë pas.

“Një 5-she po sa zero nuk po e them”, u shpreh Luana atëherë. Sot në “Xing me Ermalin”, moderatori i nxorri para Luanës nga 50 lekëshi, 5 mijë lekëshi, 50 mijë lekëshi, 500 euro e deri tek tufat me lejla. E fundit ishte një tufë prej 5 milion eurosh, por as kjo shifër nuk iu afrua rrogës së Luanës. “Je mbrapa, kemi arritur tek 8-shi”, u shpreh Luana.

“Ishte një shaka”, shtoi në fund ajo.