HomeAktualitet

Luçiano “harron” ligjin për fishekzjarret: Ç’të keqe ka, kapsollat hidhen edhe për Vit të Ri

Luçiano “harron” ligjin për fishekzjarret: Ç’të keqe ka, kapsollat hidhen edhe për Vit të Ri

Kapsollat që hidhën gjatë protestave të opozitës e kanë edhe një justifikim nga kjo e fundit. Ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi u shpreh sot se nuk ka asgjë të keqe.

“Kapsollat hidhen edhe për Vitin e Ri. Nuk e kuptoj çfarë të keqe ka këtu?” – tha Boçi.

Por ish-deputeti harron se për Vitin e Ri, kapsollat nuk hidhen në drejtim të Policisë apo institucioneve.

Për më tepër, vitet e fundit përdorimi i tyre është ndaluar edhe gjatë festave.

Nga ana tjetër, Boçi justifikoi edhe mungesën e Bashës. Duke folur LIVE për televizionet gjatë protestës së sotme, ai tha:

“Zoti Basha ka një axhendë dhe është më e rëndësishme të ndodhet në Bruksel në takime me përfaësues të PPE” – tha ish-deputeti i PD./Javanews