HomeAktualitetDebat

“Lufta” Basha-Berisha në Tiranë, shihni çfarë bën Rama teksa PD po shkon drejt përçarjes së plotë, zbulohet qyteti ku po ‘arratiset’ dhe ç’po shijon në këtë ditë me diell

“Lufta” Basha-Berisha në Tiranë, shihni çfarë bën Rama teksa PD po shkon drejt përçarjes së plotë, zbulohet qyteti ku po ‘arratiset’ dhe ç’po shijon në këtë ditë me diell

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në qytetin e Vlorës duke nisur kështu në mënyrën më të qetë fundjavën.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama zbulon vendndodhjen e tij dhe sesi po e kalon këtë ditë ndërkohë që PD po kalon ditët më të vështira politike.

“Krep me çokollatë të zezë në Bulevardin e ri të Vlorës, kur s’ke ngrënë mëngjes dhe s’do të hash as drekë”, shkruan Rama.

Duket se kryeministri Rama po kalon ditë të qeta dhe po shijon nga Vlora përçarjen e plotë të partisë më të madhe opozitare në vend, duke mos reaguar drejtëpërdrejt mbi situatën por duke u treguar indiferent ndaj të gjithë ngjarjeve në selinë blu.

Rikujtojmë se sot në Partinë Demokratike po mbahen njëkohësisht një referendum për shkarkimin e Bashës të iniciuar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Kuvendi I 18 dhjetorit të mbajtur nga kryetari I PD në Pallatin e Kongreseve.