HomeAktualitetKryesore

Luli: Merrni të afërmit, familjarët, pleq e fëmijë në protestë! “Bija e partisë” nga Burreli mori gjyshen… 80 vjeçare

Luli: Merrni të afërmit, familjarët, pleq e fëmijë në protestë! “Bija e partisë” nga Burreli mori gjyshen… 80 vjeçare

Të shtunën e kaluar opozita zhvilloi protestën e radhës. Protestuesit kësaj here zgjodhën mënyra të ndryshme për të protestuar me dhunë, me kapsolla me bomba molotov me djegje makinash dhe me xhiron me tespie vërdall që nga bulevardi e deri tek Shqup.

Disa prej tyre goditën me domate kryeministrinë, ndërsa të tjerë derdhën qumështin në bulevard.

Gjithashtu qytetarën hodhën bojë në muret e jashtme të kryeministrisë dhe u kthyen në shtëpi me çadra të dhuruara nga “kinezët” e PD-së. Protestuesja më e veçantë, ishte në 80-vjeçare nga Mati, e quajtur Mine Koka.

Ajo ishte e shoqëruar në protestë nga mbesa e saj. Gjatë gjithë kohës, e moshuara qëndroi në shi, duke sfiduar edhe kushtet atmosferike pë4r partinë e mbesës. Mineja kishte ardhur sepse mbesa e FRPD donte të tregonte se si i zbatonte udhëzimet dhe dëshirat e partisë dhe të filozofit Lulzim. Nëna madje mori pjesë dhe në recitalin e këngëtarit Lulzim Basha që u mbyll me himnin kombëtarë sipas SHQUP./Ekskluzive.al