HomeAktualitetKryesore

Lulzim Basha deliron deri në eksitim në… Elbasan! Po më presin mijëra qytetarë duke thirrur: “Mirë se vjen kryeministër i ardhshëm”!

Lulzim Basha deliron deri në eksitim në… Elbasan! Po më presin mijëra qytetarë duke thirrur: “Mirë se vjen kryeministër i ardhshëm”!

Lulzim Basha ka publikuar një video ku duket shumë entuziast.

Teksa shkon drejt qytetit të Elbasanit, krydemokrati thotë se janë me mijëra qytetarët që po e presin.

Me thirrje “Rama ik”, dhe “Mirë se vjen kryeministër i ardhshëm”, Basha përshëndet duke kërkuar ndjesë për vonesën.

“Është një vargan i gjatë, nga rrethrrotullimi që del nga autostrada.

Ne presim mijëra qytetarë në takimin në Elbasan, në orën 17;00. Kërkoj ndjesë që do jemi pak vonë.

Përshëndetjet vijnë edhe nga automjetet që janë drejtuar edhe në kahun kundër. Është një atmosferë e ndezur”, shprehet Basha.(TemA)