HomeAktualitetKryesore

Lulzim Basha: Le ta dëgjojë gjithë bota se zgjedhje pa pjesëmarrjen tonë nuk ka, Rama të japë dorëheqje si Theresa May dhe Sebastian Kurz

Lulzim Basha: Le ta dëgjojë gjithë bota se zgjedhje pa pjesëmarrjen tonë nuk ka, Rama të japë dorëheqje si Theresa May dhe Sebastian Kurz

Kryedemokrati Lulzim Basha po mban fjalim në protestën e opozitës duke thënë se sot shqiptarët janë më të bashkuar rreth opozitës.

Lideri i opozitës ka paralajmëruar largimin e kryeministrit Edi Rama.

“E paprecedentë, në këtë bashkim historik zemrash dhe mendjesh, në këtë garanci kombëtare për fitoren e betejës tonë për shqipërinë si gjithë Evropa

Janë bashkuar zemrat dhe mendjet e shqiptarëve, sonte shoh në sytë tuaj, dëgjoj me zërin tuaj unë dhe gjithë Shqipëria, Evropa dhe gjithë Bota shpresën e një kombi të ngritur në këmbë për të mos u ulur kurrë.

Është mbushur ky shesh me kurajo, me vendosmëri me një mesazh të vendosur. Të dëgjojë gjithë bota: Rama Ik

Ky është mesazhi i sotëm, tre muaj qëndresë, bashkim. Ky është mesazhi i qytetarëve të bashkuar, përtej dallimeve partiake, krahinore, të gjithë bashkë për të larguar shkaktarin e krizës së thellë. Njeriun që për pushtetin e tij futi krimin në Parlament, njeriun që për pushtetin e tij asgjesoi Gjykatën Kushtetuese dhe të Lartë, kapi drejtësinë. Rama Ik

Njeriu që vodhi taksat e popullit dhe ia dha një grushti kriminelësh duke iu hequr bukën fëmijëve tanë, duke shpunësuar qindra e mijëra, duke i përzënë nga shtëpia si një kriminel ndaj popullit të vet. Rama ik!

Ky mesazh buron kudo. Ky mesazh është mesazh i çlirimit të qeverisë nga krimi, mesazhi i çlirimit të ekonomisë është mesazhi i shkëputjes së Shqipërisë nga një grusht horash që na kanë marrë peng të ardhmen tonë. Rama ik!”, shprehet Basha. (TemA)