HomeAktualitetDebat

Lulzim Basha: Të zbardhen përpjekjet për manipulimin e vrasjes, policia të ndalë dhunën ndaj minorenëve…te mashtruar dhe të paguar (Video)

Lulzim Basha: Të zbardhen përpjekjet për manipulimin e vrasjes, policia të ndalë dhunën ndaj minorenëve…te mashtruar dhe të paguar (Video)

Lulzim Basha reagon pas takimeve të zhvilluara në orët e fundit me disa ambasadorët në vend për situatën e krijuar pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga policia.

Kryedemokrati Basha shprehet se informoi ambasadorët për përpjekjet për të manipuluar vrasjen e të riut dhe kërkoi që të ndalet dhuna e forcave të policisë ndaj minorenëve në protestë.

“Ndava thirrjen për një hetim transparent dhe drejtësi për vrasjen e Klodjan Rashës, si dhe zbardhjen e përpjekjeve për manipulimin e ngjarjes dhe vënien e përgjegjësve para ligjit.

Dënova gjuhën e urrejtjes të përdorur nga kryeministri, si dhe brutalitetin dhe dhunën e policisë ndaj minorenëve dhe gazetarëve. Përsëris thirrjen për të ndalur brutalitetin e policisë dhe për të garantuar të drejtën e protestuesve për të protestuar të lirë dhe paqësisht.

Me 25 Prill ne do ta largojmë këtë qeveri dhe do të sjellim shpresë dhe ndryshim për Shqipërinë”, shkruan Basha.