HomeAktualitetKryesore

Lulziu si dhelpra pas “allateve” të dashit : Ka njoftuar rrëzimin përfundimtar të Ramës ditën… e nesërme

Lulziu si dhelpra pas “allateve” të dashit : Ka njoftuar rrëzimin përfundimtar të Ramës ditën… e nesërme

Lulzim Basha ka paralajmëruar rrëzimin përfundimtar të kryeministrit Edi Rama ditën e nesërme.

Shefi i opozitës garantoi se qeveria “Rama” i ka orët e numëruara dhe se protestën e nesërme do të jetë goditja finale.

Ndërkohë, sa i përket dhunës së ushtruar ditën e djeshme ndaj Policisë së Shtetit, ai thotë se bëhej fjalë për disa kriminelë të futur mes turmës.

“Vetëm pak orë më parë e gjithë qendra e Tiranë, rrugët e sheshet, shtëpitë e tiranasve u mbushën nga dozat luftarake të gazit helmues dhe gazit lotsjellës, që ishte akti kriminal, me të ciliin kjo juntë kriminale u përgjigjet aspiratës së shqiptarëve për liri e demokraci.

E kanë të kotë. Populli, opozita, shqiptarët nuk ndalen.

Javë pas jave e muaj pas muaji që nga dita kur Edi Rama e mori pushtetin me bandën e krimit është asgjësuar cdo institucion. Parlamenti ishte I pari që ra.

Në ato karrige ulen sot figurina që janë zgjedhur me gishtat, duart, mendjet e krimit dhe jo me votën e lirë të shqiptarëve. Ata nuk përfaqësojnë as demokratët, as socialistët, por faqen e zezë, llumin që e ka marrë peng këtë vend.

E gjithë Shqipëria e bashkuar kundër një grushti horrash që përmes një grushti shteti kanë instaluar juntën në vend. Junta I ka orët e numëruara, Maduro I Ballkanit I ka orët e numëruara. Skenari I dhunës që vuri dje në lëvizje me kriminelë të veshur me uniform, me kriminelë të tjerë të infiltruar në turmën e protestuesve paqësorë, skenari I shërbeu Ramës vetëm për të treguar para botës se I vetmi I interesuar për dhunë është kreu I Juntës”, tha Basha. (TemA)